Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti tragjik me 5 viktima në Qafën e Muzinës, furgoni doli nga rruga pas përplasjes me fuoristradën


Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për aksidentin tragjik të pasdites së sotme në Qafën e Muzinës.

Sipas bluve, furgoni me të cilin udhëtonin dhjetëra persona ka dalë nga rruga pasi është përplasur me një fuoristradë ‘Land Rover’ që drejtohej nga një shtetase me iniciale R.Ç.,

Policia pohon se në aksident kanë humbur jetën pesë persona.

Njoftimi

“Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R.Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B.P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.”