Vendosni fjalën kyçe....

Tronditen familjarët në Maqedoninë e Veriut, në vend të nënës gjejnë në arkivol trupin e një burri


Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur sot në fshatin Vrapçisht.

Një familje, fëmijët e të cilës e prisnin arkivolin e nënës së tyre, nuk e pranuan atë. Në vend të saj, në arkivol gjetën trupin e një burri, ka raportuar TV21.

Familjarët ende nuk e kanë gjetur trupin e pa jetë të nënës së tyre, prandaj disa prej tyre janë në Klinikën Infektive në Shkup ku edhe kërkohet trupi i saj, pasi atje ka ndërruar jetë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e TV21