Vendosni fjalën kyçe....

Komiteti i Ekspertëve: Është vaksinuar 27% e popullsisë, jemi të përgatitur të përballojmë situatën me Covid19


27% e popullsisë e vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa Gjirokastra mbetet zona me vaksinimin më të lartë.

Numri total i infektimeve është rritur me 5 herë, komunikon Komiteti i Ekspertëve. Varianti Delta ka rritur numrin e infektimeve, duke shënuar 95% të pavaksinuar. Sot, sipas komitetit janë 90 shtrime në spitale, nga të cilët 60% janë meshkuj, 55% mosha të treta dhe 30% forma të rënda.

“Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 raste, nga 291 që ishin një javë më parë. Numri total i rasteve aktive në vend është rritur nga 5573 në 5792, që çon në rritje të incidencës dyjavore me rreth 5 herë nga dy javët e shkuara. Raporti i fataliteteve është 1.8%. Grupmoshat 35-64 vjeç kanë një rritje në numër të konsiderueshëm të rasteve të reja. Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana dhe Vlora janë bashkitë me incidencën më të lartë”, detajuan ekspertët.

Maska me detyrim në ambiente të mbyllura do të jetë një nga masat që duhet të zbatojmë të gjithë. Grumbullimet në ambientet e jashtme do vazhdojnë të jenë të lejuara deri në 50 persona, ora ku ndalohen lëvizjet do të jetë nga 00:00-06:00 dhe muzika deri në 23:00.