Vendosni fjalën kyçe....

Ultimatumi i talibanëve, Biden i qëndron planit për evakuimin nga Afganistani brenda 31 gushtit


Presidenti Joe Biden do i përmbahet planit të tij për të përfunduar evakuimin nga Afganistani deri më 31 gusht, tha një zyrtar i administratës. Sidoqoftë, presidenti po përballet me presion të madh nga brenda vendit dhe aleatët e huaj për të zgjatur datën.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur t’i përmbahet rekomandimit të Pentagonit që të gjithë trupat amerikane dhe civilët të largohen përgjithmonë nga Afganistani deri më 31 gusht, tha një zyrtar i administratës për Reuters të martën. Mes zërave se Biden do të shtyjë tërheqjen, ushtria amerikane rekomandoi të hënën që administrata e tij t’i përmbahet afatit, duke cituar shqetësimet e sigurisë.

Situata e sigurisë në Kabul është e tensionuar dhe megjithëse trupat amerikane mbajnë aeroportin e qytetit, ‘mijëra’ amerikanë, sipas fjalëve të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, mbeten të pagjetur në Kabul, me rrugën drejt aeroportit të kontrolluar nga militantët talibanë

Përveç një grushti misionesh me helikopterë, trupat amerikane nuk kanë dalë në Kabul për të gjetur amerikanët siç kanë homologët e tyre britanikë dhe francezë për qytetarët e tyre.