Vendosni fjalën kyçe....

Braçe ‘bëhet’ drejtor i Policisë Rrugore: Rrugën s’ua bëmë që të copëtoheni, nga sot tolerancë zero në qarkullim


Zv.kryeministri Braçe ka paralajmëruar qytetarët se nga sot do nisë zbatimi i rreptë i respektimit të rregullave në fuqi të qarkullimit rrugor në vend.

Teksa ka postuar dy fotot e një aksidenti të ndodhur në Çermë të Lushnjës, numri dy i qeverisë, kësaj here duke folur si drejtor i Policisë Rrugore, ka thënë se qeveria nuk e bëri rrugën që qytetarët të copëtohen dhe se shkelët do përballen me ligjin me tolerancë zero.

NUK E BEME RRUGEN QE TE COPETOHENI!

Dje si ne kete ore, ne rrugen e Cermave, diku afer Proshkut, ka ndodhur ky aksident i tmerrshem. Dy djem te rinj, te mire e punetore, me motorr, po luftojne per jeten, vecanerisht njeri nder ta me demtime te renda ne koke e shtylle kurrizore; Nje burre i mire e punetor qe e njoh prej nje jete eshte ne arrest.

Pasojat jane keto qe shihni ketu dhe ata te rinj ne spital. Tani, pertej ketij aksidenti, rregullat ne fuqi duke nisur nga mosha, kaska e shpejtesia etj, do zbatohen nga sot me perpikmeri dhe me tolerance zero; Per makinat, per motorret, per njerezit qe i ngasin! Rruget dhe rregullat e qarkullimit ne to behen per te lehtesuar levizjen dhe garantuar sigurine! KESHTU BASHKEJETOJME! Kush do te bej ndryshe do perballet me ligjin. Jeta mbrohet nga rregullat e perbashketa.” – shkruan Braçe në Facebook.