Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët vendosin kontrolle në hyrje të aeroportit të Kabulit, bllokohen evakuimet


Talibanët kanë vendosur pika kontrolli në hyrje të aeroportit të Kabulit.

Gazetari Frud Bezhan që mbulon Afganistanin për Radion Evropa e Lirë raporton se ky veprim po pengon mijëra afganë që kanë dokumente udhëtimi të largohen.

Ndërsa sipas raportimeve të Wall Street Journal disa fluturime evakuimi kanë qenë pothuajse bosh.

Ditën e sotme dolën foto të avionëve ushtarakë amerikanë të mbushur plot e për plot me afganë që largohen nga vendi për shkak të marrjes së pushtetit nga talibanët.