Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët rrethojnë aeroportin e Kabulit, qëllojnë në ajër për të frenuar turmën (Video)


Një numër i madh afganësh janë mbledhur jashtë aeroportit të Kabulit, duke kërkuar të largohen nga vendi pas marrjes së kontrollit nga ana e talibanëve.

Militantët kanë shtënë në duar thuajse gjithë vendin e tashmë kanë arritur në portat e aeroportit dhe janë parë duke gjuajtur me armë për të frenuar turmën.

Përveç armëve të vogla, militantët gjithashtu kishin armë më të rënda, si dhe disa kamionë të armatosur. Të paktën një luftëtar taliban u pa duke mbajtur një raketahedhës ndërsa patrullonte nëpër turmë.

Të paktën shtatë persona janë vrarë në aeroport që nga e diela në mbrëmje, sipas raporteve të mediave që citojnë zyrtarë amerikanë. Qindra afganë u dyndën në aeroport në një përpjekje të dëshpëruar për të lënë vendin, ndërsa talebanët hynë në kryeqytet dhe Presidenti Ashraf Ghani gjithashtu u largua.