Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti i dytë me vdekje brenda pak orësh, makina përplas këmbësorin në Peqin


Një aksident me vdekje, i dyti brenda pak orësh, është shënuar këtë herë në aksin Elbasan-Peqin ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Shtetasi S.H 61-vjeç banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Mazda” ka aksidentuar këmbësorin I.H rreth 70 vjeç banues në fshatin Paulesh.

Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Paulesh, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit”-njofton policia.

Një tjetër aksident në Tiranë vetëm pak orë më parë në zonën e Kombinatit i mori jetën një këmbësore e cila u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës.