Vendosni fjalën kyçe....

Operacion anti-drogë në Lushnjë, arrestohet babai me dy djemtë (Video)


Policia e Lushnjës raporton se ka goditur një grup kriminal në fushën e narkotikëve duke arrestuar 4 persona dhe sekuestruar një sasi droge.

Gjatë operacionit “Mërtishi”u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ligor Mihali, 63 vjeç, Julian Mihali, 37 vjeç, Ermal Mihali, 35 vjeç, të tre banues në Mërtish dhe Edi Dhori, 40 vjeç, banues në Divjakë.

Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në fshatin Mërtish, në banesën e shtetasit Ligor Mihali, me një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 800.000 lekë të rinj të cilat dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë dhe automjeti tip furgon me të cilin dyshohet se këta shtetas kryenin transportin e lëndës narkotike.