Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtori i Veliajt i shkakton 60 mijë dollarë dëm shtetit” (DOKUMENTI)


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka publikuar disa dokumente, të cilat sipas saj tregojnë se si një drejtor i emëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka kushtuar shtetit një dëm prej 60 mijë dollarësh me anë të një vendimi lidhur me rehabilitimin e ndriçimit në një aks rrugor.

Zhupa thotë se Drejtori i Drejtorisë e Përgjithshme Nr.2 e Punëtorëve të Qytetit në Bashkinë Tiranë , Elton Kacidhja, ka zhvilluar procedurën e prokurimit publik me objekt “Rehabilitimi i ndriçimit rrugor në akset Mbikalim-Kombinat” me një vlerë të fondit limit prej 17,250,500 Llekësh .

Sipas zëdhënëses së PD-së, kompania që është shpallur fituese është kompania që kishgte bërë ofertën me çmimin më të lartë ndërsa kompanitë e tjera që kishin paraqitur oferta me çmim më të ulët ishin skualifikuar.

“Elton Kacidhja, drejtori i Veliajt, shkakton 60 mijë dollar dëm nga paratë e taksapaguesve të Tiranës. Ky është modeli i qeverisjes së bashkisë Tiranë.

Drejtori i Drejtorisë e Përgjithshme Nr.2 e Punëtorëve të Qytetit në Bashkinë Tiranë , Elton Kacidhja, me datë 7 dhjetor 2018 ka zhvilluar procedurën e prokurimit publik me objekt “Rehabilitimi i ndriçimit rrugor në akset Mbikalim-Kombinat” me një vlerë të fondit limit prej 17,250,500 Lekë .

Me datë 11 shkurt 2019 kanë shpallur fituese ofertën nga kompania “I T E. Grup” shpk ne vleren 15.853.500 Lek, që ishte edhe oferta me çmimin më të lartë, duke skualifikuar 3 kompanitë e tjera pjesëmarrëse të cilat kishin paraqitur oferta ekonomike me cmim më të ulët. Si shkak i kësaj vendimarrje në kundërshtim me Nenit 55 te ligjit “Për Prokurimin Publik” , dëmi ekonomik i shkaktuar buxhetit që vjen nga taksapaguesit e Tiranës është rreth 60 mijë dollar.”, shkruan zëdhënësja demokrate.

Zhupa më tej thotë se Kacidhja njihet si një ndër zyrtarët që ka pushuar padrejtësisht nga puna shumë punonjës të tij.

“Ky drejtor është i njohur për publikun për pushimet e padrejta nga puna në drejtorine e tij dhe ka qene pjese edhe e denoncimeve te emisionit Stop ne Tv Klan. Mesa duket abuzimi me tenderat dhe pushimet e padrejta nga puna janë pikat e tij të forta për të cilat Veliaj e mban me vite drejtor.”, vijon më tej Zhupa.