Vendosni fjalën kyçe....

KLSH kallëzon 3 ish-drejtorë të Kadastrës në Korçë dhe një ish-drejtor të ALUIZNI-t


Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të kryer në Agjencinë e Kadastrës në Korçë ka dalë me vendimin për të kallëzuar penalisht tre ish-drejtorë të Kadastrës së këtij qyteti dhe një ish-drejtor të ALUIZNIT.

KLSH-ja i ka kallëzuar për veprën penalë të “Shpërdorimit të detyrës” pasi ka auditimi ka rezultuar se atakanë shkelur ligjin në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale të cilat kanë sjellë përfitime të padrejta për perona të ndryshëm.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 21/1, datë 11.01.2021, i ndryshuar, ushtroi auditim në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë si dhe ish-ZVRPP Korçë), me objekt: “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”.

Nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”-njofton KLSH.