Vendosni fjalën kyçe....

Dy të arrestuar të tjerë për zjarrvënie


Arrestohen dy persona të tjerë për zjarrvënie. Një në Mallakastër dhe një në Fier.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Anabreg, Mallakastër, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i zjarrit në fshatin Çorrush, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Gjithashtu, specialistët arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 39 vjeç, banues në Fier, pasi duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinj, dru frutorë dhe hardhi.”, njofton policia.