Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësohet gjendja e një prej grevistëve të fshatit Lumas


Është përkeqësuar gjendja e njërit prej grevistëve të Lumasit në Berat.

Grevisti Ylmi Shuaipi është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, raporton News 24. Prej gjashtë ditësh, 5 banorë të fshatit Lumas, janë ngujuar në një godinë përballë zyrave të ish-komunës.

Vetë grevistët kanë deklaruar se edhe pse janë të sëmurë dhe gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet, ata nuk do ta ndalin për asnjë moment grevën e urisë.

Beteja për ujin e burimit të Sinecit vazhdon prej 4-muajsh,duke u shoqëruar me përplasje të vazhdueshme mes banorëve me firmën dhe policinë.