Vendosni fjalën kyçe....

Përfundojnë lojërat olimpike, SHBA-ja kryeson me medalje, Kosova renditet në vendin e 42


Kanë përfunduar zyrtarisht Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Tashmë të gjitha garat kanë përfunduar dhe është publikuar edhe renditja e vendeve me më shumë medalje të marra nëpër disiplinat përkatëse

Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse prin ShBA që e ka parakaluar në ditën e fundit Kinën duke marrë 113 medalje gjithsej, 39 të arta 41 të argjendta dhe33 të bronzta.

Kina e vendit të dytë me 88 medalje gjithsej. Ata kanë momentalisht 38 të arta, 32 të argjendta dhe 18 të bronzta,

Top-5shen e përmbyllin Japonia, Britania e Madhe dhe Komiteti Olimpik i Rusisë.

Ndërsa Shqipëria nuk mundi të marrë asnjë medalje në këto Lojëra Olimpike dhe arriti rezultatin më të mirë me Briken Caljan në peshëngritje.

Kosova u rendit në vendin e 42-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta në sportin e xhudos.