Vendosni fjalën kyçe....

Pas PSG-së dhe Man.City-it, klubi londinez në garë për shërbimet e Messit


Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Inter Miami janë ekipet që kanë më shumë mundësi të sigurojnë shërbimet e Lionel Messi pas njoftimit të largimit nga Barcelona.

Por, një tjetër klub u paraqit të premten për të nënshkruar me Messin.

Chelsea po përpiqet me të gjitha forcat ta transferojë Lukakun.

Por, tërmeti që shkaktoi largimi i Messit nga Barcelona ka bërë që Roman Abramovich të kërkojë ta transferojë dhe ka kërkuar mbledhje urgjente me të afërmit e Messit.