Vendosni fjalën kyçe....

Nishani ndjek Berishën, të dy i shqetëson kulla që po ngrihet pas “Sahatit të Tiranës”


Një nga kritikët më të mëdhenj të këtyre kohëve ndaj kryedemokratit Lulzim Basha ka qenë ish-presidenti Bujar Nishani.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka kritikuar Bashën pas këtyre zgjedhjeve.

Ajo që duhet interesante është se Nishani ka ndjekur Berishën, po jo në lidhje me atë që mendon për kryetarin e PD-së, Basha.

Të dy, çuditshëm, si Berisha, si Nishani i shqetëson kulla pas “Sahatit të Tiranës”. Po jo vetëm kaq, të dy kanë publikuar të njëjtën foto.

“I vetmi simbol identiteti dhe trashëgimie që kishte Tirana (Kryeqyteti) ishte Kulla e Sahatit. Unike në arkitekturë dhe trashëgimi e asaj historie të mbetur! Kalvari i ndërtimeve dhe kullave në Tiranë është një histori skandalesh e korrupsioni, tragjikisht pranuar nga një shoqëri pa nerv!

Por ky barbarizëm edhe ndaj simbolit të vetëm që ka mbetur është një krim monstruoz! Nuk do të mund të ndodhte kurrkund kjo barbari! As nën diktatura!As nën fondamentalizma!Përfundimisht janë MONSTRA!”, shkruan Nishani.

Ndërsa Berisha është mjaftuar me vetëm një fjali: “Pas Theatrit simboli tjetër i Tiranës, Sahati viktimë e narkoqeverisë”.