Vendosni fjalën kyçe....

“BMW”-ja përplaset në mur, ndërrojnë jetë tragjikisht shoferi dhe 16-vjeçarja


“BMW”-ja përplaset në mur, ndërrojnë jetë tragjikisht shoferi dhe 16-vjeçarja në Shkodër.

“Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMw, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.”, jep detaje policia.

Policia kohët e fundit ka bërë shpesh thirrje për drejtimin e mjeteve me kujdes por një sërë aksidentesh kanë ndodhur në gjithë vendin.