Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon foton, burri me armë në brez duke blerë fruta-perime


 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim, thelbi i të cilit është një foto, ku shfaqet një burrë në mesomoshë me pistoletë në brez.

Nga imazhi që shihet, burri është duke bërë pazar fruta-perimesh por fytyra e tij nuk shihet.

“Deri këtu ka arritur pasiguria në narkoshtet. Me patllakë edhe kur blen domate!!”, komenton Berisha.

Sipas denoncuesit, burri me armë në brez është fotografuar në Tiranë.