Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes policisë e protestuesve anti- masave të Covid


Përleshje në Paris midis demonstruesve që morën pjesë në marshimin kundër pasaportës shëndetësore dhe policisë në zonën e Champs-Elysées.

Rreth 200 njerëz ngritën barrikada dhe qëlluan me plumba gome drejt oficerëve që iu kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Marshime kundër pasaportave të vaksinimit u mbajtën në të gjithë Francën, sipas Ministrisë së Brendshme në to morën pjesë 161,000 persona.