Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihen nga flakët disa hektarë me ullishte në Kurbin


Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa hektarë ullishte në fshatin Zhej të Kurbinit.

Zjarrfikëset kanë ndërhyrë, por e kanë të pamundur vënien nën kontroll të flakëve.

Në ndihmë të tyre kanë mbërritur gjatë ditës së sotme forcat e ushtrisë.

Era e fortë favorizon flakët e zjarrit të përhapen me shpejtësi. Po ashtu, është kërkuar ndërhyrja nga ajri.