Vendosni fjalën kyçe....

Apeli lë në fuqi vendimin, anëtari i KLGJ-së Alban Toro do hetohet nga SPAK për falsifikim dokumentesh


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë më herët lidhur me hetimit ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Alban Toro.

Toro do hetohet nga SPAK me akuzën se ka falsifikuar dokumentet që ka dorëzuar në Kuvend për t’u zgjedhur anëtar i KLGJ-së.

Toro u padi në SPAK nga avokati Ndue Pjetra, drejtues i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, me pretendimin se nuk plotësonte kriterin e pasjes së përvojë së mjaftueshme të punës si avokat për të qenë anëtar i KLGJ-së.

SPAK vendosi mosfillimin për çështjen duke mos gjetur vepër penale në pretendimet e kallëzuesve. Por pas ankimit të Pjetrës në Gjykatën e Posaçme, kjo e fundit urdhëron SPAK të regjistrojë procedimin penal për falsifikim dokumentesh dhe të nisë hetimet ndaj Toros.