Vendosni fjalën kyçe....

KQZ merr 3 vendime lidhur me zgjedhjet, 106 parti gjobiten me 1 milionë lekë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme tre vendime që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 25 prillit.

Një nga këto vendime përfshin edhe vendosjen e një gjobe prej 1 milion lekësh për partitë politike që nuk kanë dorëzuar raporton vjetor financiar, 106 parti.

Ndërsa 4 parti që e kanë dorëzuar raportin jashtë afatit të përcaktuar, u gjobitën me 50 mijë lekë.

“Janë 106 parti të cilat nuk kanë dorëzuar raportet financiare brenda afatit, edhe në momentet që flasim nuk e kanë dorëzuar. 4 prej këtyre e kanë dorëzuar, por pas afatit. Ne vendosim gjobë në masën 1 mln lekë për partitë ;politike që nuk kanë dorëzuar raportin financiar. Gjobë në masën 15 mijë lekë për partitë politike që e kanë dorëzuar raportin pas afatit të caktuar.”- deklaroi Celibashi.

Dy vendimet e tjera që u morën në mbledhje janë së pari përcaktimi i vlerës në para të një vote, prej 85 lekësh.

Ndërsa tjetri është vendimi për të mos shpërndarë kompensimin financiar paszgjedhor për të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Këtu përfshihen 3 partitë e opozitës, që hynë në koalicion me PD: PAA, PLL dhe PBDNJ.