Vendosni fjalën kyçe....

KPK bën bilancin në 5-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi: 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar


Sot mbushen plot 5 vite që nga miratimi i Reformës në Drejtësi. 140 deputetët e Kuvendit votuan pro kësaj reforme, më 22 korrik të 2016-ës, dhe pas 5 vitesh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e procesit të Vettingut.

Sipas KPK-së, në këto 5 vite punë janë shkarkuar nga procesi i Vettingut 155 gjyqtarë e prokurorë. Kjo për shkak të problemeve që kanë patur me 3 kritere: pasurinë, me pastërtinë e figurës ose me aftësitë profesionale.

Bilanci i KPK-së:

  • 174 vendime për konfirmimin në detyrë
  • 155 vendime për shkarkimin nga detyra
  • 56 vendime për ndërprerje procesi (dorëheqje)
  • 8 vendime për pushimin e procesit
  • 25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim përfundimtar
  • 3 vendime për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare.

22 korriku është një datë e rëndësishme pasi pas një sërë negociatash, të140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuan pro Reformës në Drejtësi. 

Pak kohë më vonë pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, u ngritën 2  organet më të rëndësishme të Vettingut, KPK dhe KPA. E para me 5 vite afat që tashmë është drejt përfundimit dhe KPA me 9 vite afat.