Holanda ka gjobitur një prodhues italian të ilaçeve me 20 milionë euro, pasi firma farmaceutike rriti çmimin e një prej ilaçeve të saj 30,000%.
Në një vendim të lëshuar të hënën, Autoriteti Holandez për Konsumatorët dhe Tregjet (ACM) tha se prodhuesi i ilaçeve, Leadiant, kishte rritur çmimin për një ilaç që përdoret në trajtimin e pacientëve me një çrregullim të rrallë metabolik e njohur si ksantomatoza cerebrotendinoze. Rreth gjashtëdhjetë pacientë në vend vuajnë nga çrregullimi në fjalë, i cili kërkon trajtim gjatë gjithë jetës, tha ACM në deklaratën e saj.
Droga, acidi chenodeoksikolik (CDCA), ekziston prej vitesh dhe u tregtua me emra të ndryshëm. Në vitin 2008, Leadiant bleu një ilaç me bazë CDCA nga një prodhues tjetër. Sipas ACM, në atë kohë çmimi maksimal në Holandë për ilaçet ishte 46 euro për një paketë prej 100 kapsulash.
Një vit më vonë, firma farmaceutike italiane riemërtoi ilaçin Xenbilox dhe rriti çmimin e tij në 885 euro. Rritjet e çmimeve vazhduan ndërsa Leadiant filloi të monopolizonte tregun e barnave me bazë CDCA në Evropë. Deri në vitin 2017, ilaçi kishte një çmim prej 14,000 euro – duke dërguar koston në 30,334% më të lartë në krahasim me çmimin e tij të vitit 2008.
Rregullatori holandez vendosi një gjobë prej 19,569,500 euro për Leadiant, dhe dënoi praktikat e biznesit të kompanisë.
“Pas një investimi të vogël, me rrezik të ulët, Leadiant zbatoi një rritje të madhe të çmimit për një ilaç që kishte ekzistuar tashmë me vite. Në këtë rast, nuk kishte fare risi. Ne e konsiderojmë këtë si një shkelje shumë serioze,” – tha Martijn Snoep, kreu i ACM,