Vendosni fjalën kyçe....

Gjana: 14 komisione po numërojnë votat për 598 kandidatët, rezultatet në mesnatë


Kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana, ka dhënë hollësitë e fundit lidhur me procesin e numërimit të votave për Këshillin e ri Kombëtar të selisë blu.

Sipas Gjanës, janë 14 komisione numërimi që do përzgjedhin 300 emra nga 598 kandidatë gjithsej.

Ai tha se rezultatet përfundimtare do jenë gati afër mesnatës por do shpallen nesër në mëngjes.

“Numri i delegatëve është 7646 delegatë. Në çelje të punimeve të Kuvendit Kombëtar kanë qenë të pramishëm 5703 nga delegatët. Në votim kanë marrë pjesë 5339 delegatë ose rreth 70% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Po vijon procesi i numërimit nga 14 komisionet megjithatë duhet të kemi parasysh që procesi zgjat dhe rreth mesnatës do kemi rezultatet paraprake dhe ato përfundimtare do mund të jenë gati mëngjesin e nesërm. Janë 598 kandidatë që konkurrojnë për 300 emra. Prej tyre të paktën 90 do jenë zonja e zonjusha, 45 anëtarë të Forumit Rinor të PD-së ndërsa pjesa tjetër do jenë emrat qëdo plotësojnë listën e 300 emrave.” – tha Gjana.