Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu humbi besimin e publikut izraelit: Lideri i opozitës Lapid


Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid tha të hënën se kryeministri Benjamin Netanyahu ka humbur besimin e publikut izraelit.

“Ne jemi dy muaj në luftë dhe shteti i Izraelit ende nuk ka plane për ditën pas luftës,” tha Lapid gjatë një takimi të Partisë së tij Yesh Atid të cituar nga gazeta The Times of Israel.

“Nuk ka asnjë përpjekje të organizuar diplomatike gjatë luftës, nuk ka një sistem të bashkuar të diplomacisë publike, nuk ka një plan të organizuar ekonomik për të përballuar dëmet në ekonomi. Nuk ka plan që ka të bëjë me ushtarët rezervistë. Me pak fjalë: nuk ka qeveri”, tha Lapid.

“Ne kemi një kryeministër që ka humbur besimin e institucioneve të sigurisë, sistemit ekonomik dhe shumicës së njerëzve dhe botës,” shtoi ai.

Udhëheqësi i opozitës kishte bërë thirrje më herët për zgjedhjen e një kryeministri të ri për të udhëhequr qeverinë në vend të Netanyahut.

Netanyahu po përballet me kritika në rritje për dështimin e tij për të pranuar përgjegjësinë për një sulm ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor.