Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet tragjedia nga shpërthimi i gazit në Velipojë, ndërron jetë vajza 15 vjeçare


Ngjarja e datës 4 korrik në Velipojë ku shpërthyen bombolat e gazit në një hotel është rrënduar ditën e sotme.

Vetëm pak ditë pasi 19-vjeçarja, vajzës më të madhe të familjes Gjoka ka ndërruar jetë edhe vajza tjetër, 15-vjeçarja K.Gjoka, raporton News 24.

E mitura ishte dërguar në Itali për mjekim por nuk ia ka dalë të mbijetojë nga djegiet e shumta që kishte pësuar në trup.

Në momentin e shpërthimit të gazit në godinë ishin dy vajzat nëna dhe djali i mitur i familjes Gjoka.

Nëna dhe djali vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Katër anëtarët e familjes Gjoka, nga Gajushi i Lezhës, kishin shkuar për të pastruar hotelin e tyre në Velipojë, për ta bërë gati për pushuesit