Vendosni fjalën kyçe....

Iu gjetën fidanë kanabisi në oborrin e banesës, arrestohet 53-vjeçari në Berat


is

Policia në Berat ka vënë në pranga një person, pas dyshimeve për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas uniformave blu, në banesën e 53-vjeçarit në fshatin Osmëzezë u gjetën kubikë me fidanë kanabisi.

“Shërbimet e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Osmëzezë, Berat, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 53 vjeç, banues në Osmëzezë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën kubikët me fidanë të dyshuar cannabis sativa.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat njoftojnë se arrestuan edhe një 33-vjeçare me inicialet F. D., 33 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.