Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplas këmbësoren në Tiranë


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë  ku ka mbetur e plagosur një 65-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, ku një motor me drejtues shtetasin O. S., ka përplasur të moshuarën identiteti i së cilës mbetet akoma i panjohur. Pas ngjarjes e moshuara është transportuar në spital ku është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave që shkaktoi aksidentin.