Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti 5.9 ballë godet Taxhikistanin, humbin jetën 5 persona


Pesë persona kanë humbur jetën në Taxhikistan pas një tërmeti të fortë që goditi vendin aziatik.

Sipas kreut të qendrës së shtypit të Komitetit për Situata Emergjente, Umeda Yusufi, njerëzit vdiqën në fshatin Langari Shoh në rajonin e Tojikobod.

Nga lëkundjet u plagosën edhe dy fëmijë të mitur që u dërguan në spital. Sipas të dhënave paraprake, 19 shtëpi u dëmtuan si rezultat i lëkundjeve në dy fshatra në epiqendrën e tërmetit.

Tërmeti u regjistrua 106.2 milje në juglindje të qytetit Khujand, sipas të dhënave të EMSC.