Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi nënën me thikë, arrestohet 19-vjeçari në Mallakastër, pranga edhe 30-vjeçarit në Lushnjë për dhunë ndaj bashkëshortes


Një 19-vjecar me iniciale A.P. është arrestuar në Mallakastër pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë e ka kërcënuar me thikë të ëmën, 44-vjeçaren me iniciale L.P.

Në Lushnjë është ndaluar një 30-vjeçar me iniciale A.H., i cili akuzohet se ka dhunuar në banesë bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren me iniciale A.A.

Njoftimi

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, shtetasen L. P., 44 vjeçe.”

Njoftimi

“Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A, 30 vjeç, banues në fshatin Zgjanë, Lushnje, pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A. A., 30 vjeçe.”