Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i UEFA-s: Në finalen e Euro 2020 kanë dalë dy ekipet më të mira


Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka thënë se finalja Angli-Itali është e duhura.

Në një intervistë për BBC ai e vlerësoi Euro 2020, që do përmbyllet të dielën me finalen që luhet në ‘Wembley’. Ai theksoi se në finale do përballen dy ekipet më të mira të kampionatit.

“Anglia ka luajtur ashtu si luante dikur Italia ndërsa italianët kanë sulmuar me forcë dhe kanë bërë lojë të hapur. Shumë italianë jetojnë e punojnë në Londër e mendoj se do jetë një ndeshje e madhe e një atmosferë e shkëlqyer për përmbylljen e Euro 2020.” – tha Ceferin.

Duhet thënë se sfida gjysmëfinale mes Anglisë e Danimarks u shoqërua me polemika pas një 11-metërshi të dhënë në favor të Anglisë në kohën shtesë të takimit.