Vendosni fjalën kyçe....

Tifozi anglez rrëzohet duke kënduar në stadium, videoja bëhet virale


Një tifoz anglez i cili tregoi me krenari tatuazhet e tij, simbolin e kombëtares angleze ‘3 Luanët’ në ‘Wembley’ në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Danimarkës u bë viral në mediat sociale pasi u rrëzua teksa festonte duke kënduar në tribunë.

Tifozi pa bluzë u pa për herë të parë duke u përzier me turmën që po shkonin drejt stadiumit mitik të Londrës. Por kjo nuk do të ishte paraqitja e tij e fundit e natës pasi vetëm disa orë më vonë ai u rishfaq në një video të filmuar në tribuna.

Në klip, burri pa emër – i cili ishte sërish pa bluzë – ishte duke kënduar këngën ‘Freed From Desire’ ndërsa tundte krahët e tij në ajër.

Sidoqoftë, eksitimi i tij nuk zgjati shumë pasi ai humbi ekuilbrin duke u rrëzuar në stolat poshtë tij gjithë zhurmë.