Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rama të tërhiqet nga kapja politike e AMA-s, e papranueshme edhe për BE-në


Në seancën e sotme të Kuvendit, e cila është edhe seanca e fundit e kësaj legjislature, është vendosur në rendit e ditës zgjedhja e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Një pikë me të cilin nuk bie dakord delegacioni i BE-së në vendin tonë, që kërkoi që kreu i AMA-s të zgjidhet nga Kuvendi i ri në shtator.

Pas deklaratës së BE-së, ka ardhur edhe reagimi nga deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi. Në një postim zonja Vokshi shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të tërhiqet sot nga tentativa për të kapur AMA-n.

“Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian. Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.  Është koha që sot të tërhiqet.”- shkruan Vokshi. 

Delegacioni i BE-së tha sot se AMA duhet të punojë në mënyrë të paanshme, transparente dhe është me rëndësi mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake.

Për këtë arsye, kërkon që autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator.