Vendosni fjalën kyçe....

24-vjeçarja në Durrës hidhet nga ballkoni dhe ndërron jetë, arrestohet bashkëshorti


Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e kaluar, ku një 24-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Sipas policisë, gruaja e re me inicialet A.Gj., është vetëhedhur pas një konflikti me bashkëshortin e saj dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar burrin e viktimës me inicialet A.Gj, 31-vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.