Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i njohur qëllohet me armë në rrugët e Amsterdamit, në luftë për jetën në spital


Reporteri i famshëm hollandez i krimit Peter R. de Vries, i njohur për punën e tij në ekspozimin e botës së krimit, po Lufton për jetën në spital, pasi u qëllua në një rrugë të Amsterdamit. Lajmi u konfirmua të martën nga zyrtarët e policisë.

Siç raporton Reuters, tre të dyshuar janë arrestuar mbi ngjarjen, por policia nuk pranoi të japë ndonjë detaj.

“Ai u plagos rëndë dhe po lufton për jetën e tij.”- tha Kryetari i Bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema në një konferencë për shtyp. “Ai është një hero kombëtar për të gjithë ne. Një gazetar i rrallë, i guximshëm që pa u lodhur kërkoi drejtësi.”

Policia rrethoi zonën e të shtënave pranë qendrës së sheshit Leidseplein. Ata ishin duke mbledhur kamerat e sigurisë, deklarata të dëshmitarëve dhe prova mjeko-ligjore.

De Vries fitoi një Çmim ndërkombëtar Emmy në kategorinë e çështjeve aktuale në vitin 2008 për punën në hetimin e zhdukjes së adoleshentes Natalee Holloëay në Aruba në vitin 2005.

Kryeministri Hollandez Mark Rutte e quajti sulmin “tronditës dhe të pakuptueshëm. Ishte një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe gjithashtu një sulm ndaj shtypit të lirë që është kaq kritik për demokracinë tonë”.

“Ne jemi duke u lutur që ai të mbijetojë.”- tha ai.

Transmetuesi holandez RTL tha se De Vries sapo ishte larguar nga studioja e tij në qendër të Amsterdamit, kur një nga pesë plumbat e qëlluar e goditi atë në kokë.

De Vries është i njohur në Holandë për punën hetimore në raste të panumërta, veçanërisht pas rrëmbimit të manjatit të birrës në vitin 1983 Freddy Heineken.

De Vries kishte marrë kërcënime nga bota e krimit në të kaluarën në lidhje me disa raste.

Në vitin 2013 Ëillem Holleeder, rrëmbyesi i Heineken, u dënua për kërcënimet ndaj De Vries. Holleeder aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm për përfshirjen e tij në pesë vrasje.