Vendosni fjalën kyçe....

Italia në finale, i falet penalltive


Italia është në finale të Euro2020.

Azzurët eliminuan “furrinë e kuqe” pas goditjes së penalltive.

Minutat e rregullta dhe shtesa përfundoi në rezultatin 1-1 pas golave të Chiesas për italianët dhe Moratës për spanjollët.

Nga pika e bardhë penalltitë i humbi Locatelli për Italinë dhe Olmo për Spanjën, ndërsa vendimtare ishte pritja e Donnarumës në penalltinë e fundit të Moratës.

Italia do presë të luhet nesër sfida mes Anglisë dhe Danimarkës për të mësuar kundërshtarin me të cilin do përballet ne finale.