Ministrja e Energjisë dhe e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shkuar sot të ndjekë nga afër ecurinë e punimeve në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë.
Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga vizita e saj në këtë aks, ku ministrja shihet e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isaj.
Balluku deklaroi se punimet po ecin mirë dhe do të përfundojnë një vit përpara afatit të kontratës, pavarësisht vështirësive të mëdha që hasi buxheti i shtetit për shkak të pandemisë.
“Kjo është një kontratë e lidhur në tetor të vitit 2020 e cila tashmë në muajin e 8-të ka arritur në 57% të volumeve. Nga çfarë duket do ta dorëzojmë më shpejt se afati i tetorit të vitit 2022, kjo falë edhe kontraktorit pasi është një kontraktor me eksperiencë.”- deklaroi ministrja Balluku.