Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori në Korçë mbyll sytë me ndërtesën monument kulture, nuk shikon ndërhyrjet e paligjshme


Edmond Shytko, është prokurori i Korçës i cili ka dhënë një vendim ditët e fundit duke shkelur totalisht ligjin.

Duke shkelur me këmbë institucionet, duke përdhosur të vërtetën. Në Korçë ka ndodhur një fenomen i cili ndodh rëndom nëpër  Shqipëri. Një nga objektet ikonë të qytetit, shtëpia e doktor Sotir Polenës, është tentuar të deformohet në mënyrë kriminale, të dhimbshme, edhe pse është ikonë e qytetit, është një institucion kombëtar.

INUK, Monumentet e Kulturës, Policia e Shtetit kanë ndërhyrë  dhe kanë konstatuar se ka vonim dhe deformim të objektit.

Kanë konstatuar ndërtime me betonime, ndërhyrje dhe për këtë kanë bërë prishjen e tyre. Ndërkohë nga ana tjetër në Prokurori ka pasur një denoncim. Një denoncim i cili ka qenë në polici, dhe më pas është çuar në Prokurori.

Prokurori Edmond Shytko, një nga më skandalozët e Prokurorisë së Korçës ka thënë se aty nuk ka ndodhur asgjë. Është kaq banale, qesharake dhe kaq e neveritshme për të treguar se si drejtësia është një tufë fëlliqësirash të neveritshëm që kanë përballë faktet dhe provat dhe mashtrojnë publikun.

Ka dhënë një vendim duke theksuar se nuk ka ndodhur asgjë, bashkë me një ekspert të korruptuar apo të tjerë të përfshirë, sepse e vërteta është krejt ndryshe.

Prokurori në shkresën e tij thotë se nuk ka ndodhur asgjë, ndërkohë fotot, provat, dokumentet, aktet e konstatimit të bëra nga Policia e Shtetit, të bëra nga Monumentet e Kulturës, të bëra nga INUK, tregojnë se ka pasur shkelje të ligjit, ka pasur deformime, është ndërhyrë, janë prishur strukturat që deformonin dhe dhunon objektin, prishnin imazhin e tij dhe këtë më poshtë po e sjellim me foto.

Gjithashtu po tregojmë dhe skandalin e një prokurori i cili duhet arrestuar, një prokuror për të cilin Polica e Shtetit në rast se mendon, apo deklaron se janë ata personat përgjegjës që nuk zbatojnë ligjin, sot është kapur në flagrancë.

Prokurori Edmond Shytko është një nga njerëzit që duhet të mbajë përgjegjësi ligjore sepse ka firmosur pak ditë më parë duke thënë se nuk ka deformime, devijime apo ndryshime të objektit, pra s’ka shkelje të ligjit, në fakt tre struktura shtetërore, INUK, Polica e Shtetit dhe Monumentet e Kulturës, kanë ndërhyrë me procesverbale.

Janë dhjetëra njerëz, janë dhjetëra foto që kanë dëshmuar se ka ndodhur një deformim i objektit, ndërsa prokurori Shytko i cili duhet të prangoset nga ky ‘akt banditesk’ i tij, nga një ‘akt kriminal’, sepse thotë në shkresën e tij se nuk ka ndodhur asgjë, nuk ka prova, nuk ka fakte. Ndërsa faktet janë atje, qytetarët i kanë parë, institucionet i kanë faktuar dhe Edmond Shytko është prokurori i cili me një ‘akt kriminal’ ndaj një monumenti ikonë të qytetit të Korçës, firmos se nuk ka ndodhur asgjë.

Janë tre institucione dhe qytetarë korçarë që thonë të vërtetën, ndërsa një prokuror thotë nuk ndodh kështu.

Fotot më poshtë dhe dokumentet tregojnë gjithçka. Edmond Shytko është prokurori për të arrestuar.

VINI RE: Ky material është pronësi intelktuale e CNA.al