Vendosni fjalën kyçe....

Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid, ndryshon ora policore


Nga dita e nesërme do ndryshojnë masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Ora policore do shtyhet për në 24:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Ndërsa ora për ndalimin e muzikës nuk do ndryshojë, do lejohen garat sportive me tifozë deri në 30%.

Gjithashtu do lejohen edhe teatrot shfaqet artistike dhe kulturore duke respektuar protokollet e sigurisë.

Masat e reja

Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00;

lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP;

lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve te IShP.