Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi shigjeton prokurorët e gjykatësit: Kanë dhënë vendime të lehta për vepra të rënda, ILD-ja të reagojë shpejt


Ministri i Brendshëm Çuçi paralajmëroi ndryshime në polici e komisariatet e vendit.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme ai shigjetoi prokurorët e gjykatësit në vend duke thënë se në shumë raste ato kanë dhënë vendime të lehta për vepra penale të rënda duke pasur përgjegjësi për ngjajet kriminale në vend.

“Fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe  prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie. Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminelë, ato i ndalon gjykata. Të marr një shembull nga muaji i fundit. Ne kemi shtrënguar masat për armëmbajtje pa leje. Në disa qytete janë ndaluar tri shtetas me precedent të rëndë penal, madje në një rast, arma e zjarrit kishte dhe fishekë në fole gati për qitje, fatkeqësisht prokurorët dhe gjyqtarët në Fier dhe Vlorë, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës kanë dhënë masa lehtësuese, ku minimumi për këto vepra penale është 3 vite. Vendimet e gjykatësve të tjerë për plagosjen e disa personave janë në gjykimin tonë skandaloze dhe në keqinterpretim të ligjit. Duhet një reagim të shpejtë të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Këto janë shembuj ulëritës, të asaj, që si duhet të jetë forca e ligjit. Skandaloze ka qenë dhe marrja e zonave të plazheve. Tani ka rregull për këtë ndarje. Policia e Shtetit nuk ndan parcela plazhesh, por vetëm zbaton ligjin.” – tha Çuçi.

Ai tha se policia edhe të metat e dobësitë e saj dhe brenda javës pritet të nisë një ndryshim i drejtuesve të policisë në qarqe dhe më pas me drejtorët e policisë në qytete.

“Përsëris, kjo s’do të thotë Policia e Shtetit s’ka dobësi dhe të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës. Brenda javës do të nisë një ndryshim i thellë me drejtuesit në nivel qarku, ku do të nisë më pas dhe me drejtoreve në çdo qytet të Shqipërisë. Nga ana tjetër, do të çohet më tej dhe do të përfundojë pajisja e policisë rrugore me kamera.” – shtoi Çuçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *