Vendosni fjalën kyçe....

Belgjika mund Portugalinë e Ronaldos, kalon në çerekfinale


Zbulohet çifti i dytë që do kalojë në çerekfinalen e “Euro 2020”. Pas Çekisë dhe Danimarkës, në çerekfinale kalon Belgjika me Italinë.

Belgjika ka fituar mbrëmjen e sotme në përballjen me Portugalinë, falë një goli të shënuar në minutën ‘42 nga Thorgan Hazard.

Kështu “Djajtë e Kuq” kalojnë në çerekfinalet e Euro 2020 ku do të sfidojnë Italinë e Roberto Mancinit, teksa eliminohen luzitanët e Cristiano Ronaldos.

Edhe pse portugezët luajtën më mirë, duke krijuar më shumë raste të rrezikshme, përsëri nuk arritën dot të shënojnë gol. As Jota, as Guerreiro dhe Silva, e as Ronaldo nuk mundën dot të çojnë topin në portën e belgëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *