Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Zvicra si Belgjika, TIA: Vetëm maskat, bileta dhe pasaporta ju duhen për të udhëtuar


Edhe Zvicra i është bashkuar Belgjikës, duke hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në këtë vend.

Kështu nga kjo e shtunë, për të udhëtuar në Zvicër mjafton vetëm bileta, pasaporta dhe maska për të udhëtuar. Lajmi konfirmohet në një njoftim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

“Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë:

Austria

Hollanda

Belgjika

Zvicra

Ju urojmë shëndet. Faleminderit për bashkëpunimin”- thuhet në njoftimin e aeroportit të Rinasit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *