Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra do lejojë shtetasit shqiptarë të futen në vend nga 26 qershori, dokumenti që duhet pasur me vete


Zvicra do lejojë udhëtarët shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë drejt vendit helvet.

Megjithatë për të hyrë në Zvicër, shtetasit shqiptarë duhet të paraqesin një nga tre dokumentet e poshtëshënuara:

një provë për kryerjen e vaksinimit të plotë, një provë të shërimit nga Covid-19 ose një test PCR apo test antigjen të Covid-19.

Zvicra lejon hyrjen për shtetasit shqiptarë. Duke filluar nga 26.06.2021 shtetasit e Shqipërisë do të lejohen të udhëtojnë për në Zvicër. Qeveria e Zvicrës ka lehtësuar kufizimet për hyrje në Zvicër për shtetasit shqiptarë. Duke filluar nga 26.06 hyrja për në Zvicër për mbajtësit e pasaportave shqiptare do të lejohet, megjithatë një nga dokumentet e mëposhtme përsëri do të kërkohet:

Provë që keni kryer vaksinimin e plotë

Provë të shërimit nga Covid-19

Testi PCR ose antigen të Covid-19

Në se udhëtoni me avion, detajet e kontaktit përsëri duhet të dërgohen duke mbushur formën në këtë link.Për më shumë detaje ju lutem konsultohuni me faqet në Internet të Sekretariatit Zviceran të Shtetit për Migracionin dhe të Zyrës Federale të Shëndetit Publik.” – thuhet në njoftimin e ambasadës zviceriane në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *