Vendosni fjalën kyçe....

Shembet ndërtesa në kompleksin e pallateve në Florida, nisin kërkimet për shpëtimin e banorëve (FOTO/VIDEO)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Florida, ku është shembur një ndërtesë duke zënë brenda banorët.

Departamenti i Shpëtimit në Miami ka dërguar 80 njësi për t’iu përgjigjur kësaj ngjarjeje, ndërkohë që videot dhe fotot e publikuara në rrjet tregojnë zjarrfikësit duke punuar.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në Collins Avenue, ku ndodhet një kompleks banimi me 12 kate.

Nuk dihet sa njerëz ishin në ndërtesë dhe për momentin nuk ka raportime për viktima, por ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimin për të lënduarit. Akoma nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e ndërtesës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *