Vendosni fjalën kyçe....

Automatik dhe municion luftarak, arrestohet 35-vjeçari në Mamurras


Një i ri është arrestuar sot në Mamurras, pas një operacioni të policisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Gjatë këtyre kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Aksioni policor u krye në vendin e quajtur “Marvalak”, ku ra në pranga  shtetasi Xhan Kaçi, 35 vjeç, banues në Mamurras.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në territorin përreth, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.”- tha policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *