Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Armando Baboçit në Durrës, arrestohet 27-vjeçari që u përfshi në sherr


Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili dyshohet si i përfshirë në sherrin ku mbeti i vrarë Armando Baboçi, ngjarje e ndodhur në muajin shtator të 2020.

Mësohet se i arrestuari është 27-vjeçari Anxhelo Boçi, i cili akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas uniformave blu, ai ishte i përfshirë në sherrin ku mbeti i vrarë Armando Baboçi dhe u plagosën djali i tij, Erald Gjini si dhe Enrik Tatazi.

Sherri mes tyre nisi në një berberhane në qytetin bregdetar ku më pas situata degjeneroi në sherr masiv me sende të forta dhe përdorimin e armëve.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Bie në prangat e Policisë një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin:

A.B., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti të çastit me mjete të forta dhe më pas me armë zjarri mbetën të plagosur shtetasit E. Gj., 19 vjeç, H. T., 23 vjeç dhe shtetasi A. B. (Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *