Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë në ecje makina pranë Mbikalimit të Casaitalia-s, shkrumbohet e gjitha (Video)


Teksa temperaturat e larta kanë mbërthyer vendin ditët e fundit, një makinë është shkrumbuar nga flakët në rrugën Tiranë-Durrës.

Mjeti tip ‘Smart’ ka marrë flakë pranë Mbikalimit të Casaitalia-s ndërsa fatmirësisht drejtuesja 33-vjeçare me iniciale S.E. ka mundur të dalë nga makina.

Njoftimi

“Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Casa Italias, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”

*Video Credit: Shqiptarja


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *