Vendosni fjalën kyçe....

“Ekipi gjerman po përdoret për axhendën LGBT” – UEFA përfundon hetimin për shiritin e Neuer pas kritikave të deputetes gjermane


UEFA thuhet se ka ndaluar një hetim për shiritin e ‘Krenarisëe’ me ngjyra ylberi të mbajtur nga portieri gjerman Manuel Neuer, pas sugjerimeve se Federata Gjermane e Futbollit mund të ndëshkohej.

Pavarësisht qershorit që u caktua si ‘Muaji i Krenarisë’, sipas raporteve të dala të dielën e shkuar, UEFA mund të parandalonte Neuer që të vazhdonte të mbante shiritin e ylberit gjatë gjithë Euro 2020 këtë verë – pavarësisht se UEFA ka deklaruar se lufton kundër homofobisë.

Sipas raporteve në Gjermani, Federata Gjermane e Futbollit, DFB, mund të merrte gjobë nga UEFA për mosrespektimin e udhëzimeve për ato që përcakton si gjeste politike.

Sidoqoftë, këto shqetësime duket se janë qetësuar pasi DFB shkroi në Tëitter se UEFA kishte ‘ndaluar’ një rishikim të shiritit të ylberit.

Një stuhi shpërtheu në rrjet lidhur me shiritin e mbajtur nga Neuer.  Një deputete e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD, kritikoi ashpër ekipin kombëtar gjerman pasi sipas saj ekipi po përdorej për axhendën LGBT+.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *