Vendosni fjalën kyçe....

Ish-Missi në Kanada braktis karrierën në mjekësi për t’i ‘shërbyer’ burrit të saj si amvisë


Një grua është mburrur me përfitimet e lënies së karrierës në mjekësi për t’i ‘shërbyer’ burrit të saj në familje.

Cynthia Loewen është një nga shumë gratë që po bashkohen me lëvizjen ‘Tradwife’, ku bëjnë pjesë gratë që qëndrojnë në shtëpi dhe bëjnë të gjithë gatimin, pastrimin dhe larjen.

Ish-Miss Earth Canada ka hapur një kanal në YouTube për të shpjeguar se sa më mirë ndihet në lidhje me jetën e saj tani që ajo është përkushtuar për të mbajtur shtëpinë nën kontroll.

Në një video, ajo tha: “Nja dy vjet më parë isha vërtet e zhgënjyer me jetën time. Në të vërtetë po ndieja thirrjen për t’u bërë një grua dhe një shtëpiake, Burri im është mbajtësi kryesor i familjes dhe unë jam përgjegjëse e shtëpisë. Puna me duart e mia rreth shtëpisë sime më jep kënaqësi, shumë më tepër në krahasim me çdo punë tjetër që kam pasur. Unë e lë burrin tim të udhëheqë dhe kjo është natyrshëm e vështirë për mua, sepse unë jam një person shumë kokëfortë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *